Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Deri tash nuk ka asnjë emër për president, zgjedhjet janë të evitueshme

Besian Mustafa

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se deri tash në takimet që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka mbajtur me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka asnjë emër që është propozuar për postin e presidentit. 

Në deklaratën pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, Mustafa ka thënë se janë dy opsione, ose konsensus i gjerë politik me pajtim të të gjitha partive për një kandidat apo marrëveshje politike klasike mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se në ditët e fundit ende mund të ketë shmangie të zgjedhjeve.

“Qëndrimi i përbashkët i yni është se zgjedhjet janë të evitueshme dhe të shmangshme dhe të panevojshme në këtë fazë të Republikës sonë”, ka thënë ai.

VIDEO - Deklarata e plotë:

Mustafa nuk ka përjashtuar mundësinë për takime të serishme me Vetëvendosjen.

Edhe As takimi i tretë Kurti-Abdixhiku nuk sjell rezultate konkrete për presidentin Arbëri 4 muaj më parë As takimi i tretë Kurti-Abdixhiku nuk sjell rezultate konkrete për presidentin

“Pushteti i ka 66 ulëse dhe në asnjë format, nuk bëhet gjë pa ta”, ka thënë ai.

I pyetur për ndonjë emër të mundshëm, përfshirë Glauk Konjufcën, Mustafa ka thënë se “zyrtarisht nuk ka një propozim”.

Lexo përditësimet tjera
Kurti takohet sërish me Abdixhikun

As takimi i tretë Kurti-Abdixhiku nuk sjell rezultate konkrete për presidentin

Artikull i përditësuar - Ka përfunduar “pa rezultate konkrete” për çështjen e presidentit takimi mes kryeministrit...