Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka kujtuar Fehmi Aganin, në 20 vjetorin e vrasjes nga shteti serb.
E ka quajtur “njeri me mendje për çdo kohë dhe për çdo situatë e të rrezikshëm për armikun”.
Ky është postimi i plotë i Mustafës:
Ka thënë se profesor Fehmi Aganin e kujtojmë sot të gjithë në njëzetvjetorin e vrasjes së tij nga shteti serb.
Nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njeriun më të afërt të Presidentit Rugova, Profesorin e Studiuesin e pashoq.
Të gjithë ne që e takuam dhe punuam me Profesor Aganin, aq sa e patëm rastin të punojmë, mësuam shumë nga urtësia e Tij, vizioni dhe largpamësia në të shtjelluarit politik. Ishte një ideolog i përmasave të mëdha. Njeri me mendje për çdo kohë dhe për çdo situatë. I rrezikshëm për armikun.
Vepra e Profesor Aganit mbetet gjithëherë e më e fuqishme.