I pari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar 24 marsin e ’99-ës si ditën e fillimit të përfundimit të pushtimit të Serbisë mbi Kosovën.
Ai, po ashtu, ka kujtuar edhe rezistencën e priru nga Presidenti Rugova, luftën heroike të nisur nga Komandanti Legjendar, Adem Jashari, si dhe vendosmërinë e paepur të popullit të Kosovës për demokraci dhe liri.
Ky është postimi i tij i plotë:
“24 Marsi 1999 shënon fillimin e përfundimit të pushtimit të Serbisë mbi Kosovën.
Rezistenca brilante e prirë nga Presidenti RUGOVA, lufta heroike e nisur nga Komandanti Legjendar, Adem JASHARI dhe vendosmëria e paepur e popullit të Kosovës, mobilizoi botën demokratike që së bashku ta fitojmë lirinë dhe ta kemi shtetin tonë.
Zoti e Bekoftë Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës!”.
-
Rama: Me hyrjen e NATO-s u hap një epokë e re për shqiptarët e Kosovës
-
Abdixhiku: 24 marsi i 1999-s shënon një momentum të ri për Kosovën e për përpjekjen për liri
-
Mustafa: Pavarësia mishërohet me kontributin e miqve ndërkombëtarë
-
Habi në Serbi që Kosova bombardimet e NATO-s i quan çlirim
-
Mustafa: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, reflektim i vlerave demokratike të Perëndimit