Arbëri

Musliu, pjesëmarrës i protestave të vitit ’81, tregon motivin e studentëve

Të freskëta i ka ngjarjet e 11 marsit 1981, ish-studenti Murat Musliu nga Skenderaj.

61-vjeçari shprehet se ka emocione të veçanta sa herë kalon nëpër hapësirat e Universitetit të Prishtinës, raporton KOHA.

Ai rrëfen se si para 39 vjetësh duke e parë gjendjen e shqiptarëve, bashkë me një grup studentësh nisën organizimin e protestave kundër regjimit të ish-Jugosllavisë.

Angazhimi për të drejta të barabarta të shqiptarëve dhe autonomi, Musliut do t’i kushtonte me burgim.

I dënuar me 13 vjet burgim, Muslu flet për maltretimet dhe keqtrajtimet që u ishin bërë shqiptarëve nëpër burgjet e Serbisë.

39 vjet pas, Musliu thotë se nuk janë të kënaqur me trajtimin e institucioneve të shtetit deri më tani.

Megjithatë, në këtë përvjetor ish të burgosurit politikë i ka takuar kryeministri Albin Kurti.

Derisa presidenti Hashim Thaçi shkroi në Facebook se demonstratat dhe protestat e vitit 1981 janë pjesë e ndritur e rezistencës së Kosovës. Më 11 mars 1981 kishin nisur protestat e studentëve të Universitetit të Prishtinës, që kërkesë kryesore kishin Pavarësinë e Kosovës.