Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Myrtezai, gjatë ditës së sotme ka takuar përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian të Kosovës, Mikaela Gronqvist, Rasa Jautakaite – Tunaitiene, Edon Kalludra dhe Nora Kokaj.
Gjatë takimit, siç thuhet në njoftimin për media, ata biseduan në lidhje me bashkëpunimin që ka Administrata Tatimore e Kosovës me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovës, të cilat edhe do të jenë pjesë e planit afatmesëm të Reformës 2019-2021.
Drejtori Murtezaj falënderoi Zyrën e Bashkimit Evropian për përkrahjen që i ka dhënë ATK-së, po ashtu ai i njoftoi për prioritetet e tij për këtë vit, duke theksuar se "do të punojmë në luftimin dhe parandalimin e ekonomisë joformale, automatizimin e shërbimeve për tatimpagues, në rimbursimin e TVSH-së, kontrolleve dhe mbledhjes së detyrueshme me qëllimin e vetëm të krijimit të lehtësirave për përmbushjen e deklarimeve tatimor, si dhe rritjes së transparencës ndaj tatimpaguesve.