Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka deklaruar se sektori i ndërtimtarisë është sektori me më së shumti shmangie tatimore, duke thënë se po punohet për të trajtuar këtë problematikë.
Ai ka deklaruar të enjten në emisionin Konfront të KTV-së se po bëhen përpjekje maksimale që të identifikohen ata që s’i paguajnë tatimet.
“Ndër sektorët me kritikë apo me riskun më të lartë në shmangie tatimore është sektori i ndërtimtarisë, punësimi joformal, akomodimi apo restorantet, këngëtarët, grupet muzikore, pjesa e mosdeklaruesve, pjesa e malli pa origjinë. Sistemi ynë elektronik e ka identifikuar si të tillë. Ne jemi duke punuar me plan specifik në trajtim të kësaj kategorie të tatimpaguesve, duke bërë përpjekje maksimale për t’i identifikuar ata tatimpagues që nuk deklarojnë dhe raportojnë saktë të hyrat e tyre dhe nuk paguajnë tatime”, ka thënë Murtezaj.
Murtezaj ka thënë se ATK-ja ka “pasur performancë të mirë”.
Sipas tij, në periudhën janar-tetor sivjet janë grumbulluar 738 milionë euro, 18 për qind më tepër se periudha e njëjtë e vitit të kaluar apo rreth 114 milionë euro më tepër.
-
Shoqata e Ndërtimtarëve: Përgjithësimi i gjithë sektorit si problematik për shmangie tatimi, i padrejtë
-
Ndërtimtaria, sektori që më së shumti i shmanget tatimeve
-
Hyseni: Sektori i ndërtimtarisë me më së shumti shmangie tatimore në Kosovë
-
Murtezaj: Mbikëqyrja e gastronomisë dhe këngëtarëve do të vazhdojë edhe këtë sezon veror
-
Murtezaj: Për gjashtë muaj këngëtarët paguan rreth 1.6 milionë euro tatime