Myslim Murrizi, deputet i opozitës parlamentare, thotë se sistemi i tanishëm zgjedhor me lista të mbyllura ka qenë vrasja e demokracisë në Shqipëri dhe ka ngritur shkallën e arrogancës dhe të autokracisë si tek opozita ashtu edhe tek kryeministri.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se shqiptarët e ndjejnë veten të përbuzur dhe largohen nga vendi për shkak të politikës së atyre që drejtojnë me metoda autokratike. Sipas tij, listat e hapura kombëtare e minimizojnë “fuqinë” e individëve të botës së krimit për të qenë deputetë.
Murrizi është ndër deputetët që e ka ngritur me forcë reformimin e sistemit zgjedhor, që sipas tij është bllokuar për shkak të dëshirës së krerëve të dy partive më të mëdha për të kontrolluar listat e deputetëve./VoA
-
Deputeti Murrizi paralajmëron lëvizje të re politike në Shqipëri, pa të kaluar komuniste
-
Grupi i ri i PD në Kuvendin e Shqipërisë, pas mandateve të djegura
-
Baraliu: Zgjedhjet e reja mund të sjellin befasi të pakëndshme për partitë
-
Koci: Zgjedhja e presidentit nga populli koncentron të gjitha pushtetet te një parti
- Një sistem zgjedhor ndryshe: Koha për ta kthyer politikën në duar të qytetarëve