Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Murati: Përkundër sfidave botërore, ekonomia e vendit po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme

Qëndrueshmëri të jashtëzakonshme po tregon ekonomia e Kosovës përkundër sfidave të vazhdueshme globale, ka vlerësuar ministri i Financave, Hekuran Murati.

Në një shkrim në Facebook, ai ka publikuar një tabelë me të cilën thotë se ekonomia është zgjeruar edhe në tremujorin e dytë të vitit, bazuar në trendin e qarkullimit të bizneseve në vend.

Sipas tij, janë disa vendime të Qeverisë që kanë lehtësuar situatën për bizneset.

“Si qeveri: kemi zhvilluar fushatën e vaksinimit më efektiven në rajon, gjë që ka mundësuar heqjen më të shpejtë të kufizimeve dhe hapjen e tërësishme të ekonomisë: kemi subvencionuar çmimin e energjisë elektrike, gjë që mundëson bizneset tona të jenë më konkurrente dhe të rrisin eksportin: kemi mbështetur prodhuesit në zgjerimin e kapaciteteve të tyre, duke subvencionuar 20% të vlerës së kredisë investuese: kemi rritur subvencionet në bujqësi duke trefishuar mbështetjen për grurin e duke rritur mbështetjen për produktet e kulturat tjera”, janë vendimet që sipas Muratit kanë lehtësuar situatën për bizneset. 

Ministri i Financave tutje ka thënë se kanë miratuar e shpërndarë pako masash më shumë se cilado qeveri tjetër, që sipas tij, është bërë për t’i mbështetur familjen në nevojë për të rritur fuqinë e tyre blerëse.

Edhe Murati: Ekonomia vazhdon të rritet, faktet po demantojnë pretendimet opozitare Arbëri Murati: Ekonomia vazhdon të rritet, faktet po demantojnë pretendimet opozitare

“E shumë e shumë masa e veprime tjera, çdoherë në shërbim të mbështetjes së ekonomisë e bizneseve për të rritur prodhimin, eksportet e punësimin”, ka shkruar Murati.

 

Përkundër sfidave të vazhdueshme globale, ekonomia e vendit tonë po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme duke...

Posted by Hekuran Murati on Wednesday, September 21, 2022