Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Kosova mund të krahasohet me Francën e Austrinë, me nivelin e mbështetjes që ka treguar qeverisja Kurti ndaj qytetarëve.
Murati ka përmendur një varg masash që Qeveria e Kosovës ka ndërmarë muajve të fundit për t’i mbështetur ekonomikisht qytetarët, duke thënë se pasojat e krizës globale po i vuan edhe Kosova.
Sipas tij, opozita synon që fajin për rritjen globale t'ia mvesh Qeverisë Kurti.
“Në total, si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve kemi ndarë rreth 190 milionë euro, vetëm në 4 muajt e fundit. Dhe do të vazhdojmë mbështetjen ndaj qytetarëve sepse kjo qeveri është në anën e qytetarëve. Madje, me nivelin e mbështetjes mund të krahasohemi edhe me shtete shumë më të forta ekonomikisht si Franca e Austria. Por nëse i pyet opozitën, ata do të thonë se qeveria nuk po bën asgjë. Madje, edhe fajin për rritjen globale të çmimeve tentojnë t’ia mveshin kësaj qeverie. Por, se si do të kishin qeverisur ata, mjafton të shikohen statistikat e inflacionit. Përkundër kritikave e përshtypjes së krijuar, viti 2021 mezi arrin të futet në vendin e pestë, nëse i krahasojmë vitet me nivelin më të lartë të inflacionit mesatar vjetor. Të dhënat janë marrë nga ASK”, ka shkruar Murati në Facebook.
-
Murati: Përkundër sfidave botërore, ekonomia e vendit po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme
-
Murati: Argumenti se Qeveria nuk po e mbështet ekonominë s’qëndron
-
Murati ia lë një pjesë të fajit qeverive të kaluara për rritjen e çmimeve të produkteve bazike
-
Raporti i FMN-së për rritjen ekonomike përplas pushtetin me opozitën
-
Murati lëvdohet me rritje ekonomike, Bajrami ia kujton inflacionin