Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se partitë e tjera s'po e bllokojnë vetëm konstituimin e Kuvendit, por tha se ato e kanë bllokuar edhe integrimin e Kosovës në sistemin evropian të pagesave, i njohur si SEPA.
Ai ka shkruar në Facebook se dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i këtij ligji ia pamundësoi mërgatës dhe diasporës që rreth 50 milionë euro tarifa të kurseheshin çdo vit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi pyeti “mos vallë edhe për këtë i ka fajet Albin Kurti”.
“Aktiviteti bllokues i opozitës nuk ka filluar vetëm tash me bllokimin e konstituimit të Kuvendit. Për shembull, opozita e ka bllokuar edhe integrimin e Kosovës në SEPA, duke dërguar në Gjykatë Kushtetuese ligjin për Shërbimet e Pagesave, ligj i cili është transpozim i direktivës së BE-së dhe njëkohësisht parakusht për integrim në SEPA. SEPA është sistemi evropian i pagesave që mundëson transferta ndërkombëtare të parave me kosto minimale. Rreth 50 milionë euro tarifa në vit do të kursenin bizneset dhe diaspora jonë, nëse do të anëtarësoheshim në SEPA. A mos vallë edhe për këtë i ka fajet Albin Kurti?”, ka shkruar ministri në detyrë i Financave.
Ligji për pagesat ishte dërguar në Kushtetuese për interpretim muaj më parë nga Partia Demokratike e Kosovës, së bashku me disa ligje të tjera.
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ishte shprehur se nëpërmjet anëtarësimit të Kosovës në SEPA, do të ulej kostoja e pagesave ndërkufitare.
“Anëtarësimi në SEPA do të sjellë dhe një ulje të kostos së pagesave ndërkufitare deri në 55 milionë euro në vit. Ato janë një lehtësim i madh për familjet që pranojnë para nga të afërmit jashtë vendit dhe për bizneset që operojnë me partnerë ndërkombëtarë. Pra PDK-ja po ka qëllim që t’i dëmtojë qytetarët dhe bizneset në koston e të paktën 55 milionë eurove në mënyrë direkte në vit”, ishte shprehur Bislimi.