Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Murati: Më 5 mars 1998 u vendosën themelet e lirisë së Kosovës

Ministri i Diasporës dhe kryetari i partisë Lëvizja për Bashkim, Valon Murati, në profilin e vet të Facebookut ka përkujtuar 5 marsin e vitit 1998, kur filloi sulmi i forcave pushtuese të Serbisë kundër Jasharëve në Prekaz, trasnemtonKoha.net.

Murati në Facebook ka shkruar:

“Më 5 mars 1998 në Prekaz u vendosën themelet e lirisë së Kosovës. Në këtë ditë filloi kryengritja e armatosur e popullit shqiptar të udhëhequr nga UÇK-ja, kryengritje që rezultoi me lirinë Kosovës dhe pavarësinë e saj. Të gjithë ne jo vetëm që kemi obligim të përulemi para sakrificës së pashembullt të familjes Jashari për liri dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, por edhe të punojmë që Kosovën ta bëjmë një vend siç e kanë menduar dhe ëndërruar ata”.

Artikuj të ngjashëm