Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë të shtunën se janë edhe 1,413 pozita të lira të punës për të rinjtë e moshave 18-25 vjeç.
Murati ka shkruar në Facebook se paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, por që ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro.
“Aktualisht në superpuna janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç. Paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, që nënkupton se shumica e bizneseve po shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë, por ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro”, ka shkruar Murati.
Tre javë më parë, Qeveria e Kosovës ka lansuar platformën “Superpuna”.
Sipas Ministrisë së Financave, që nga lansimi i platformës, mbi 2,000 punëkërkues janë regjistruar dhe verifikuar në platformë.
-
Murati: Për tri javë, mbi 1000 të rinj të punësuar
-
Murati: Rritja e buxhetit dhe shtimi i vendeve të punës, ndër sukseset e kësaj qeverie
-
Murati: 7786 të rinj janë punësuar nëpërmjet “Superpunës”
-
Murati: Gati 2 mijë të punësuar në mars me platformën “Super Puna”
-
Bizneset në telashe për të gjetur shitës e kamerierë