Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se 7786 të rinj janë punësuar nëpërmjet skemës “Superpuna”.
Murati në një postim në Facebook ka thënë se 3914 vajza e 3872 djem kanë përfituar nga skema.
Ai ka thënë se në total janë 5 mijë e 832 biznese që deri më tani kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve.
“Në total janë 5,832 biznese që deri më tani kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve. Qeveria për Rininë! Qeveria për Ekonominë!”, ka shkruar Murati në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Murati: Gati 2 mijë të punësuar në mars me platformën “Super Puna”
-
Murati: Për tri javë, mbi 1000 të rinj të punësuar
-
Murati: Për herë të parë kemi 410 mijë vende pune aktive
-
Murati: Mbi 1,400 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç
-
Qeveria synon punësimin e 10 mijë të rinjve në sektorin privat më 2023