Arbëri

Murati akuzon opozitën për bllokadë: Në të kaluarën janë tejkaluar hendeqe edhe më të mëdha

Hekuran Murati

Foto: Driton Paçarada

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murarti, ka thënë se në të kaluarën partitë politike kanë tejkaluar edhe hendeqe më të mëdha. 

Ai ka thënë se me mospjesëmarrjen në votim, deputetët e partive që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë, po e shkelin Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili sipas tij thotë se deputetët janë të obliguar që të marrin pjesë në votim.

“Sado që duket e pabesueshme kemi mbi 30 here që deputetët e opozitë vijnë në sallë dhe refuzojnë të kryejnë obligimin e tyre kushtetues, që të votojnë, të marrin pjesë në votim”, është shprehur Murati, pas dështimit të konstitutimit të Kuvendit.

Ai ka akuzuar opozitën për një qasje bllokuese sistematike, sa i përket ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Është marrëveshja me Bankën Botërore që pret për miratim nga maji i vitit të kaluar, kjo e dëshmon se nuk bëhet fjalë vetëm për një emër të përveçëm siç pretendon opozita por bëhet fjalë për një bllokadë sistematike, qysh edhe gjatë legjislaturës së kaluar kur refuzonin ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, është shprehur Murati.

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi - 23 qershor

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit