Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, njëherit ministër në detyrë, ka deklaruar se partitë e tjera janë totalisht të painteresuara për të tejkaluar bllokadën në Kuvend.
Ai ka thënë para mediave se këto parti nuk duan të konstituohet Kuvendit, derisa shtoi se “të gjithë po pajtohemi që Qeveria duhet të formohet nga shumica parlamentare”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Deputetët dështuan të konstituojnë Kuvendin. Ka disa kundërthënie e paradokse me sjelljet e deputetëve të opozitës...Kjo është sjellja e opozitës, totalisht e painteresuar që të zhbllokojë procesin, s’duan të mundësojnë konstituimin e Kuvendit...Për faktin që kemi kryetar e nënkryetarët e Kuvendit, kjo nënkupton se kemi të bëjmë me pluralizëm politik. Po shohim kush po e bllokon, se po dalin të pavërteta me pretendime të mëhershme se Vetëvendosje do të refuzojë të propozojë kandidatin. Po shohim se opozita po bllokon duke mos votuar”, ka shtuar Murati.
Ai ka potencuar se kandidati i VV-së për kryetare të Kuvendit mbetet Albulena Haxhiu “si deputetja më e votuar në legjislaturën aktuale”.
Murati e quajti paradoks qasjen e LDK-së, që tha se para seancës nuk morën pjesë në takimin konsultativ, e pas seancës “kërkuan bashkëpunim për dalje nga bllokada”.