Arbëri

Murati në Austri: Diskuton për arritjen e një marrëveshjeje për pensionet

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë vizitës së tij në Austri, ka takuar Ministrin e Çështjeve Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Austrisë, Johannes Rauch, me të cilin ka diskutuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje e cila do të mundësonte eksportimin e pensioneve.

Sipas njoftimit të Ministrisë, në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e politikave sociale.

“Gjatë takimit, siç informoi ministria, Murati e Rauch diskutuan për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje bilaterale për koordinimin e sigurimit social, e cila do të mundësonte eskportimin e pensioneve dhe njohjen e periudhave të sigurimi në mes të dyja shteteve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Sipas njoftimit Murati e ka njoftuar ministrin Rauch lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me qëllim të lehtësimit të përballjes me inflacionin dhe krizën energjetike nga grupet e cenueshme të shoqërisë.

“Në anën tjetër, ministri Rauch shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim ndërshtetëror në fushën e politikave sociale dhe arritjen e një marrëveshjeje për sigurime sociale, me ç’ rast u dakorduan për vazhdimin e kontakteve dhe shqyrtimin e hapave të nevojshëm.