Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Prishtinë, Adrian Berisha, ka njoftuar për muralin që po i realizohet ish-basketbollistit prishtinas, Edmond Azemi. Berisha ka shkruar që murali është duke u realizuar nga artistja Kitsune nga Belgjika, në kuadër të projektit “Jepi ngjyrë Prishtinës”.
“Gjenerata jonë e di më së miri se Edo ka bërë histori në basketbollin kosovar, duke fituar të gjitha trofetë e mundshme me Prishtinë. Përdorimi i ngjyrave në hapësira publike nuk është vetëm një akt artistik, përkundrazi, është një formë veprimi politik se si e shohim qytetin tonë”, thuhet në statusin e Berishës.
Gjatë muajit qershor Azemi i ka dhënë fund karrierës së tij si basketbollist. Përkundër pensionimit, Azemi është emëruar drejtor gjeneral në klubin kryeqytetas.
KUR ANDRRA T’BOHET REALITET? Azemi Edmond ne zemer te Prishtines sepse ai eshte zemra e Prishtines. ? Sot bashke me...
Posted by Adrian Berisha on Friday, August 13, 2021