Në Qeveri nuk ka unitet rreth nismës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, e cila të martën pasdite ka shkuar në adresë të tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vetë kryeministri Haradinaj e ka cilësuar si jo fort të vlefshëm mendimin që do ta japë ekzekutivi për këtë çështje, duke thënë se iniciativa është “pronësi” e Kuvendit.
Pas entuziazmit të dhjetorit të vitit të kaluar, kur u tentua që Specialja të shfuqizohej brenda natës, partitë në pushtet u kujtuan se nisma duhet ta marrë edhe mendimin e Qeverisë, para se e njëjta të procedohet për votim në Kuvend.
Edhe pse Qeveria ende nuk ka marrë qëndrim zyrtar, njohës të rrethanave nuk e përjashtojnë mundësinë që Qeveria të mos japë fare mendim për nismën e deputetëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Haradinaj pohon se ende s’ka nismë për shfuqizim të Speciales
-
Haradinaj: Qeveria ende s’e ka marrë shkresën rreth Speciales
-
Mbetet në fuqi iniciativa për ta shembur Specialen
-
Kuvendi pa kuorum, sërish dështon të marrë vendime
-
Mungesa e votave e shtyn për korrik ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Posaçme të Supremes