Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mungesa e krerëve shtetërorë përplas pozitë e opozitë në Komisionin hetimor për dëbimin e 6 turqve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk po e respekton Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Një ditë më parë presidenti udhëtoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk i ka njoftuar fare anëtarët e komisionit se nuk do të jetë i pranishëm në intervistë, raporton KTV.

Në komision nuk erdhi as kryeministri Haradinaj, por për dallim nga presidenti ky i fundit i kishte njoftuar për mungesën.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, kërkoi ndryshimin e rendit të ditës pasi asnjëri nga krerët e shtetit nuk gjendeshin në Prishtinë.

Deputeti Driton Selmanaj, theksoi se derisa pushtetet janë të ndara rendi i ditës duhet miratuar si i tillë.

Por, reagoi deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili theksoi se Komisioni duhet t’i kërkoj falje kryeministrit Haradinajt, pasi ka caktuar intervistën e tij në ditën e takimit të dy qeverive.

Edhe Hajdar Beqaj i PDK-së, e cilësoi këtë takim si tendencë për të mashtruar opinion publik. Komisioni rrëzoi kërkesën e deputetes Musliu për ta hequr nga rendi i ditës raportimin e presidentit dhe kryeministrit.

Edhe Përplasje pozitë-opozitë rreth mungesës së Thaçit e Haradinajt në komisionin për gylenistët Arbëri Përplasje pozitë-opozitë rreth mungesës së Thaçit e Haradinajt në komisionin për gylenistët

Në fund, Ganimete Musliu dhe Muharrem Nitaj e lëshuan takimin në shenjë proteste.

Mbledhja u shty pas një përplasjeje verbale për presidentin, ndërmjet Xhelal Sveçlës të VV-së dhe deputetit të PDK-së, Hajdar Beqaj.

Komisioni do të caktojë një ditë tjetër të intervistimit të krerëve të shtetit për 6 turqit e dëbuar.