Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Mundësi për shkollimin e lartë në Turqi”

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivlicim Kiliç, ka nënshkruar protokollin zbatues të memorandumit të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë ndërmjet Ministrisë dhe Këshillit për Arsim të Lartë.

Ai ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen e arsimit në Kosovë, në veçanti arsimimin dhe edukimin e nxënësve dhe studentëve të komunitetit turk që jetojnë në Kosovë, transmeton kp.

Bytyqi ka theksuar se ndër prioritetet kryesore të MAShT është gjithëpërfshirja në arsim, krijimi i kushteve të barabarta për të gjithë përfshirë këtu edhe fëmijët e komuniteteve jo shumicë.

Artikuj të ngjashëm