Arbëri

Muja denoncon disa kompani të ujësjellësit për mosraportim real të ujit të prodhuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se janë vërejtur anomali në disa ujësjellës.

Ai në një konferencë për media ka theksuar se ka pasur anomali në ujin e prodhuar nga ata dhe se ujësjellësit qëllimisht e kanë nënraportuar ujin e prodhuar. Dëmi që është shkaktuar nga ata, sipas Mujës, është rreth 6 milionë euro në vit.

E, sipas tij, dështimet që kanë ndodhur në autoritetin rregullativ të ujit dhe institucione të tjerë, kanë ndodhur para se VV-ja të vinte në pushtet.

“Dje kemi marrë raportin nga autoriteti rregullativ i ujit. Ne kemi vërejtur anomali sa i përket ujit të prodhuar në disa ujësjellës. Uji në ujësjellësin e Prizrenit është nënraportuar. Pas instalimit të ujëmatësve është kthyer prodhimi i ujit si ka qenë më herët.. Te Peja, te Prizreni më 2021, 17 milionë litra ujë, kurse pas instalimit të ujëmatësve është pothuajse dyfishim i prodhimit. Në bazë të tendencës së përllogaritur të ujit.. dëmi e kap shifrën vjetore 6 milionë euro. Apo në 10 vitet e fundit, 60 milionë euro pa kalkuluar dëmet në të tjera.. Mbi bazën e këtyre gjetjeve ... ka pas dështim në disa hallka. Fillimisht të ME.. e po ashtu është edhe dështim të autoritetit rregullativ të ujit para Lëvizjes Vetëvendosje”.

Muja ka shtuar se për gjetjen do t’i drejtohet prokurorit të shtetit.