Ndonëse të vaksinuar, megjithatë Ministria e Shëndetësisë po u bënë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat antiCOIVD-19.
Kur ka mbetur edhe një ditë që të përmbyllet viti 2021 dhe festohet nata e Vitit të Ri, MSh nëpërmjet një postimi në “facebook” u ka sugjeruar qytetarëve që të planifikojnë blerjet më herë me qëllim që t’i shmangin turmat dhe grumbullimet e panevojshme.
“Mbrohu nga COVID-19 dhe festo shëndetshëm”, është kjo thirrja e MSh-së.
“Edhe nëse jeni plotësisht të vaksinuar praktikoni respektimin e masave kundër COVID-19 gjatë sezonës festive dhe gjatë tërë pandemisë. Planifikoni më herët blerjet me qëllim që të shmangni turmat dhe grumbullimet e panevojshme. Mbrohu nga COVID-19 dhe festo shëndetshëm. #COVID19 FestoniTëSigurt#Vaksinohu”, thuhet në shkrimin e MSh-së.
-
Katër veprimet që s’duhet t’i bëni në festën e Vitit të Ri
-
Rritet numri i rasteve me COVID-19, MSH-ja bën thirrje për vaksinim
-
MSH: Format e COVID-19 të zgjatur, problematike për shëndetin
-
Rritja e rasteve me COVID-19, MSH-ja apel qytetarëve për kujdes
-
IKSHPK: Bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni, COVID-19 s’ka mbaruar