Para se të nënshkruhej tenderi për furnizim me insulinë rreth dy vjet më parë, QKUK-ja pas një kërkese të Agjencisë Kundër Korrupsionit pati deklaruar se ka dyshime për cilësinë e insulinës Biotin, shkruan sot “Koha Ditore”.
Atëkohë ky produkt as nuk ishte përdorur kurrë nga pacientët kosovarë përmes spitaleve publike e as nuk ishte në shitje në tregun privat. Pasi Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar këtë kontratë, disa endokrinologë publikisht e kanë vënë në dyshim cilësinë e këtij produkti. Por të premten në Kosovë është kthyer përgjigjja e një laboratori të licencuar në Kroaci, i cili, sipas MSH-së, vërteton se bari ka parametra adekuatë të cilësisë... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Qeveria sqaron, insulina e dyshuar dërgohet për analizë në Zagreb
-
Pacientët i blejnë vetë barnat - menaxhmenti i ShSKUK-së s'e mban zotimin për publikimin e gjendjes në stok
-
Pompa insulinike, e papërballueshme për pacientët
-
Prokuroria heton zyrtarët që synuan parandalimin e blerjes së barnave jocilësore
-
MSH: Gjatë inspektimit në “Pharma Leader” u gjeten pako me insulina me afat të skaduar