Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MSh-ja nënshkroi 31 kontrata me OJQ

Ministria e Shëndetësisë nënshkroi sot kontrata me tridhjetë e një organizata jo qeveritare, përfituese të mbështetjes financiare nga thirrja publike për financim të projekteve të OJQ-ve në fushën “Ruajtja dhe Përparimi i Shëndetit”.

Me rastin e nënshkrimit të këtyre kontratave, Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të i Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Naim Bardiqi tha se objektivi i përgjithshëm i thirrjes për propozime ishte realizimi i aktiviteteve që i kontribuojnë Ruajtjes dhe Përparimit të Shëndetit, si dhe forcimi i partneritetit dhe bashkëpunimit me Organizatat Jo-Qeveritare që veprojnë në këtë fushë.

Ai tha se me rastin e përzgjedhjes së OJQ-ve fituese është zbatuar në mënyrë transparente Rregullorja e Ministrisë së Financave Nr.04/2017 Mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve.

Tridhjetë e një OJQ-të fituese, do të realizojnë projektet në edukim dhe promovim të shëndetit; përmirësimin e shëndetit të grupeve të cenueshme; rehabilitimin fizikal dhe mendor të grupeve të cenueshme dhe përkujdesjen shëndetësore-ditore jashtë spitalore dhe shtëpiake.

Vlera totale e planifikuar e thirrjes publike ishte 400,000.00 euro, kurse shuma minimale e projekteve individuale ishte 1,500.00 euro dhe ajo maksimale 99,000.00 euro.

OJQ-të kanë pasur mundësi të aplikojnë me më së shumti një projekt në kuadër të thirrjes publike, kurse periudha e zbatimit të projekteve fituese është 6-8 muaj.

Artikuj të ngjashëm