Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

22 kontrata të MKRS-së me organizata për edukim jo formal

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi sot ka nënshkruar kontratat me 22 organizata jo qeveritare të cilat ishin përfitues nga thirrja e Ministrisë për projekte në fushën e edukimit jo formal.

Ministri Gashi kërkoi nga organizatat që t'i implementojnë 100 përqind projektet dhe përfitues të jenë rinia, kurse nga zyrtarët e Ministrisë kërkoi monitorim strikt të këtyre projekteve.

Projektet përfituese do të përmbajnë aktivitete të ndryshme të edukimit jo formal, si debate, simpoziume etj