Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për projektin e zhvillimit të kapaciteteve në institucionet spitalore të Kosovës, që do të financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim (JICA).
MSH përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të jetë përfituese e grantit të JICA në vlerë prej 1.3 milion euro për të siguruar shtretër spitalor për spitalet e përgjithshme dhe klinikat e QKUK-së.
“Sekretari i MSH Naim Bardiqi ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Japonisë për sektorin shëndetësor dhe se pajisjet që sigurohen përmes grantit do të ngrisin cilësinë e shërbimeve spitalore dhe lehtësojnë punën e personelit shëndetësor” është thënë në njoftimin e MSH-së.
-
MSH-ja pranon pajisje mjekësore nga Japonia në vlerë prej 810.000 euro
-
QKUK-ja nis zëvendësimin e shtretërve në Pediatri
-
SHSKUK-ja firmosi kontratë për shpërndarje të pajisjeve për të paralizuarit, por s’po zbatohet
-
Qeveria ia ndan afër 8 milionë euro SHSKUK-së
-
Nënshkruhet marrëveshja 37 milionë euroshe për shërbime shëndetësore e edukim të hershëm