Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MPMS dhe PK, të kënaqura me bashkëpunimin për shpërndarjen e ndihmave sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, vizitoi Postën e Kosovës me rastin e fillimit të shpërndarjes së skemës sociale në sportelet e Postës së Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, Ministri prezantoi bashkë me kryeshefin e PK-së, Sejdi Hoxha, shërbimin e parë për përfituesit e skemës sociale dhe u shpreh mjaft i kënaqur lidhur me bashkëpunimin mes MPMS-së dhe Postës së Kosovës.

Ky shërbim u mundëson qytetarëve, përfitues të skemave sociale, tërheqjen e ndihmave në mbi 100 zyra postare të Postës së Kosovës anekënd Kosovës. ​