Heqja e kriterit të moshës, si përcaktues i pagës minimale, është vetëm çështje kohe. Kështu kanë bërë të ditur, kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, dhe ministri i Punës, Arban Abrashi, të cilët njoftuan se kanë arritur pajtim për këtë çështje.
Sipas Arifit, është e rëndësishme që janë pajtuar se duhet hequr “neni diskriminues” nga udhëzimi administrativ që përcakton pagën minimale prej 135 eurosh, për personat deri në moshën 35-vjeçare, ndërsa 170 euro për personat mbi këtë moshë, raporton KTV.
Ministri Abrashi e ka quajtur lajm të mirë, ndërsa ka paralajmëruar se do ta përcjellë në Qeveri propozim-ndryshimin e udhëzimit në fjalë.
Ata kanë njoftuar se të mërkurën, Këshilli Ekonomiko-Social do të mbajë takimin e radhës ku do të diskutohet për rritjen e pagës minimale në tërësi.
MPMS dhe BSPK pajtohen që të hiqet “neni... by kohanet
-
KES pajtohet që të hiqet paga minimale prej 135euro
-
Arifi e Abrashi dakordohen për të hequr nenin që përcakton pagën minimale sipas moshës
-
Arifi e Abrashi dakordohen për të hequr nenin që përcakton pagën minimale sipas moshës
-
Abrashi: Duhet të hiqet diskriminimi i moshës në pagën minimale
-
BSPK-ja reagon: Nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona