Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se në një takim të Këshillit Ekonomik Social është arritur pajtimi që të hiqet paga minimale prej 135euro dhe kështu të jetë vetëm një pagë minimale, “pa dallim moshe”.
“Kurse, për pagën minimale do të vendosim javëve në vijim, duke trajtuar disa faktor, si paga mesatare, rritja ekonomike, inflacioni etj.”, ka deklaruar Abrashi, raporton Koha.net
“Dialogu social po jep frytet e veta”, ka përfunduar ai.
Ditë më parë, në një takim mes ministrit Abrashi dhe kryetarit të BSPK-së, Haxhi Arifi, ishte dakorduar që të hiqet kriteri i moshës si përcaktues i pagës minimale.
Arifi pati thënë se është e rëndësishme që janë pajtuar se duhet hequr “neni diskriminues” nga udhëzimi administrativ që përcakton pagën minimale prej 135 eurosh, për personat deri në moshën 35-vjeçare, ndërsa 170 euro për personat mbi këtë moshë.
Ministri Abrashi e pati quajtur lajm të mirë, ndërsa pati paralajmëruar se do ta përcjellë në Qeveri propozim-ndryshimin e udhëzimit në fjalë.
-
MPMS dhe BSPK pajtohen që të hiqet “neni diskriminues” për pagën minimale
-
Arifi e Abrashi dakordohen për të hequr nenin që përcakton pagën minimale sipas moshës
-
Arifi e Abrashi dakordohen për të hequr nenin që përcakton pagën minimale sipas moshës
-
Abrashi: Duhet të hiqet diskriminimi i moshës në pagën minimale
-
Abrashi: Së shpejti ngrihet paga minimale