Marko Gjuriq do të vizitojë nesër Kosovën. Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, ka thënë se drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq të mërkurën do të qëndrojë në Kosovë.
Për Radion Evropa e Lirë, Zyberaj tha shkurt se Marko Gjuriq ka kërkuar leje dhe këtë e ka marrë nga shteti i Kosovës.
“Marko Gjuriq ka marrë leje për të hyrë në Kosovë. Ai i ka plotësuar të gjithë kriteret dhe ne i kemi dhënë leje për të hyrë në Kosovë”, tha Zyberaj.
Gjuriq kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës më 26 mars të këtij viti, duke mos respektuar institucionet e Kosovës.
Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe më pas ishte dërguar në Serbi.
-
Vuçiq: Gjuriqi e takoi krejt rastësisht Rubion, nuk flasim me askënd për Kosovën
-
Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në - rundi i parë të premten
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
Nënsekretari i OKB-së për operacionet e paqes nis sot vizitën në Kosovë
-
Hoxha – Gjuriqit: Të lihen retorikat e panevojshme, njohja e Kosovës kontribut për paqen