Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka ndaluar hyrjen në Kosovës, zyrtarit nga Qeveria e Serbisë, Aleksandër Vulin.
Mësohet se arsyeja e ndalesës së kësaj vizite, të paralajmëruar për nesër është për shkak të deklaratave të tij provokuese në vizitat paraprake, transmeton Koha.net.
Kjo është hera e katërt që Vulinit i refuzohet kërkesa për vizitën në Kosovë. Vetëm para disa ditësh, Vulinit i është refuzuar një kërkesë tjetër për vizitë në Kosovë.
Hoxhaj edhe më herët ka deklaruar se nuk do të lejohen zyrtarë të cilët nuk i përmbahen rregullave të marrëveshjes për vizitat zyrtare të arritur në Bruksel.
Artikuj të ngjashëm
-
MPJ i ndalon hyrjen në Kosovë Aleksandër Vulinit
-
Vulinit s’i jepet leje për të hyrë në Kosovë
-
Bërnabiq: Ndalesa ndaj Vulinit, në përputhje me politikën e Prishtinës kundër lirisë së lëvizjes
-
Kosova nuk i jep leje Vulinit për ta vizituar Gazimestanin
-
Kosova i hakmerret Serbisë për Jahjagën, ia ndalon Vulinit hyrjen në Kosovë