Ministria e Punëve të Jashtme, po e sheh të panevojshëm rolin e UNMIK-ut në Kosovë, raporton KTV.
Kjo ministri tashmë ka nisur iniciativën me disa shtete mike të Quintit për ta zvogëluar deri në mbylljen përfundimtare të UNMIK-ut në Kosovë, i cili këtë vit ka kërkuar që të rritet edhe 8% buxheti vjetor i tyre.
Arsyetimet e MPJ-së, në dokumentet e brendshme, të cilat i ka parë KTV-ja, thirren në faktin që në vitin 2012 ka përfunduar mbikëqyrja ndërkombëtare ndaj Kosovës, e paraparë në planin e Athisaarit.
Po ashtu, me mandat të Kuvendit të Kosovës, ekziston misioni i EULEX-it, ndërsa për sigurinë kujdeset KFOR-i, kështu që roli i UNMIK-ut është i tepërt.
Edhe në OKB ndërkaq, disa prej anëtarëve të KS të OKB-së kanë kërkuar zvogëlimin e buxhetit dhe mbylljen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
Analisti Avni Zogiani, ka thënë se UNMIK-u nuk ka më punë në Kosovë, duke potencuar nevojën e domosdoshme të forcimi të institucioneve të Kosovës.
-
SHBA-ja përsërit thirrjen për mbylljen e UNMIK-ut
-
SHBA-ja ripërsërit thirrjen për mbylljen e UNMIK-ut: S’ka krizë sigurie në Kosovë
-
Kroacia do të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë në misionin e NATO-s
-
Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë
-
Emini: Kosova po e humb një momentum të rëndësishëm me Kos si komisionere