Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB, Robert A. Wood, ka thënë se UNMIK-u e ka tejkaluar mandatin në Kosovë dhe se takimet e tilla në Këshill të Sigurimit të OKB-së Çdo 6 muaj janë të panevojshme.
“Siç e kemi thënë shpesh në këtë dhomë, UNMIK-u e ka tejkaluar misionin siç i ishte shkruar në mandatin fillestar. Ka pasur rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e paqes në të kaluarën, megjithatë Kosova me ndihmën e partnerëve evropianë i ka zhvilluar dhe përforcuar institucionet për të marrë përsimër vetë përgjegjësitë, që më herët ishin nën juridiksion të UNMIK-ut. Këto takime s’kanë nevojë të mbahen çdo 6 muaj, duhet të reduktohen në çdo 1 vit. Jemi të zhgënjyer që Këshilli nuk ka ecur tutje në reduktimin e UNMIK-ut dhe në planet për përmbylljen e misionit”, ka thënë Wood.
Wood duke folur në Këshill të Sigurimit, ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar për mbrojtjen e stabilitetit në Ballkan Perëndimor. Ndërsa ka thënë se Kosova e Serbia duhet të evitojnë tensionet e të përqendrohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“SHBA-ja do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerë për të nxitur shoqëri shumë etnike, prosperuese, duke forcuar sundimin e ligjit dhe demokracinë. SHBA-ja mbështet rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike dhe rrugën evropiane të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duhet të ketë angazhim mes palëve në dialog të udhëhequr nga BE-ja për të arritur normalizim të përgjithshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve të përqendruar në njohje të ndërsjellë”, ka thënë Wood.
Ai ka përmendur arritjen e marrëveshjes për letërnjoftime e po ashtu udhërrëfyesin e darkorduar për zbatimin e marrëveshjes për energji.
“Të dyja palët të punojnë me SHBA-në e partnerët evropianë për të implementuar udhërrëfyesin e energjisë dhe t’i shmangin tensionet për tabela të veturave”, tha Wood.
-
SHBA-ja përsërit thirrjen për mbylljen e UNMIK-ut
- Mësimet kryesore nga debati në Këshillin e sigurimit të OKB-së
-
SHBA-ja ripërsërit thirrjen për mbylljen e UNMIK-ut: S’ka krizë sigurie në Kosovë
-
Këshilli i Sigurimit mund të kërkojë rishikim strategjik të misionit të UNMIK-ut
-
SHBA-ja në KS të OKB-së i kërkon Serbisë llogaridhënie për sulmin në Banjskë