Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të objektivave dhe aktiviteteve të Strategjisë Nacionale kundër Trafikimit me Njerëz, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe anëtarët e Autoritetit Kombëtar, kanë marr pjesë në shpërndarjen e fletushkave dhe postareve, në pikën e kalimit kufitar në Vermicë.
Kjo fushatë po bëhet pas hartimit të formave të unifikuara që janë bërë gjatë vitit 2016, si rezultat i bashkëpunimit trelateral mes Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Malit të Zi, për zhvillimin e një komunikimi sistematik dhe strukturor, bazuar në protokollet për bashkëpunim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rrjedhimisht Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, me autoritetet relevante dhe me përkrahje nga partnerë të shoqërisë civile, të organizatës Terre Des Homes nga takimet e mbajtura kanë dalë rekomandimet për fushatë të përbashkët sensibilizuese kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, dedikuar fluksit të turistëve gjatë sezonit veror”, thuhet në njoftimin për media të MPB-së.
Hapjen e fushatës e bënë Drejtori i Sekretariatit të Strategjive të MPB-së, Naim Muja, Drejtori i Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Kolonel Rrahman Sylejmani dhe drejtori i Drejtorisë për Hetimin e rasteve të Trafikimit me Njerëz, Major Fehmi Xhata.