Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MPB: Rekrutimet për reformën në administratë, përmes digjitalizimit

Politizimi është njolla e zezë e administratës publike, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, duke iu referuar Raportit të Progresit nga viti 2008 deri më 2020.

Në një intervistë në “Java Sonte Me Rronin”, Dobra, duke cituar Raportin e Progresit, ka thënë se shkaku i politizimit të administratës publike mungon edhe profesionalizmi.

Sipas Dobrës, në dhjetë vite, nga 2008 deri më 2020, në Raportin e Progresit përmendet problemi i politizimit të administratës publike.

“Burimet njerëzore nuk kanë kapacitet të duhur për të kryer punët profesionale. Fatmirësisht, kemi edhe punëtorë të mirë në administratën civile”, ka thënë ai.

Një tjetër problem, siç thotë zëvendësministri, është edhe përfaqësimi i komuniteteve dhe grave në administratën publike.

Të gjitha këto probleme, Dobra thotë se do të adresohen përmes projektligjit për zyrtarët publikë.

Se çfarë reforme do të ndërmarrin për të ndryshuar këtë gjendje, Dobra ka thënë se rekrutimi i punonjësve të administratës publike do të bëhet tërësisht i digjitalizuar.

“Do të krijohen 4-5 mijë pyetje. Kur ulen para kompjuterit për t’u testuar, kandidatit do t’i dalin 20/30 rastësore. Nuk do të ketë përzgjedhje të pyetje disa ditë më herë nga Komisioni, apo të vihet me test të plotësuar. Nuk do të ndodhin këto gjëra më”, shtoi ai.

MPB-ja pret që me këtë projektligj ndryshimet të jenë substanciale dhe të sjellin rezultat.

Projektligji për zyrtarët publikë është në fazën e konsultimit publik.

Artikuj të ngjashëm