Të hënën në Kosovë do të mbajë mot me diell e vranësira, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 e 15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 e 29 gradë celsius.
“Indeksi UV do të shënojë vlera të rritura, prandaj apelohet për kujdes ndaj kontaktit direkt me rrezet e diellit në orët e mesditës. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin e IHK-së të hënën.