Mot me diell dhe pjesërisht me vranësira pritet të mbajë të hënën në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat e ditës janë të ngjashme me ato të së dielës.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm