Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë nga Evropa veriperëndimore të cilat do të japin impakt në ditët e ardhshme në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë duke sjellë reshje shiu.
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në zonën Jugperëndimore në pjesën e dytë të ditës në formën e stuhive dhe shkarkesave elektrike.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 7m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,5- 0,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 4/21°C
Edhe
Moti sot kryesisht me diell, mund të ketë reshje shiu në disa zona
Zonat e ulëta 7/25°C
Zonat bregdetare 12/24°C