Në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell e vranësira të shpeshta, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Gjatë mëngjesit do të jetë ftohtë dhe në disa vende do të ketë ngrica, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë i qëndrueshëm e me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të sillen te minus 3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale te 9 gradë Celsius.