Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Kosovë me vranësira dhe intervale me diell

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihet të sjellin shi të përcjellë me rrufe, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 22-25 gradë.

“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit”, ka njoftuar Instituti.