Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët me reshje shiu e borë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen mes minus 3 gradë dhe minus 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet mes 1 dhe 4 gradë Celsius.
“Do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet nga Instituti.