Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale parashihen të sillen mes 2-4 gradë celsius, e maksimalet mes 11-14 gradë.
“Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s”, ka njoftuar IHMK.
