Moti në Kosovë do të mbajë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta nëpër vende malore.
Vranësirat gjatë ditës së enjte ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin mes 29-34 gradë Celsius.
“Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV. Këshillohet të shmangen kontaktit direkte të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona që vuajnë nga hipertensioni, ostmatikët, diabetikët dhe te të moshuarit”, thuhet në njoftimin e Institutit.