Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Gjatë pjesës së dytë të ditës, në disa zona të vendit, vranësirat pritet të sjellin reshje të lehta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet një dhe katër gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 14 dhe 17 gradë Celsius.
Sipas institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, me një shpejtësi prej një deri në katër metra për sekondë.