Mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell, do të mbajë të dielën në Kosovë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat do të shoqërohen edhe me reshje shiu.
“Vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa në vise me lartësi mbi 800m parashihet që reshjet e shiut të jenë të përziera me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9 m/s”, njofton IHK.