Moti sot në Kosovë me diell e vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të sillen mes 10-13 gradë celsius, e maksimalet mes 24-27 gradë.
“Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s”, ka njoftuar IHMK.
