Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu dhe fjolla bore.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se parashihet të ketë ngrica dhe mjegull në mëngjes.
Temperaturat minimale parashihen të sillen mes minus 5 dhe minus 2 gradë celsius e maksimalet mes minus 1 dhe 2 gradë.
“Do të fryjë era kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5 m/s”, ka njoftuar IHMK.
