Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por edhe intervale të shkurta me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes”, thuhet në njoftim.