Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti përgjatë javës në Kosovë

Foto: Driton Paçarada / Koha

Instituti Hidrometeorologjik njofton se kjo javë në Kosovë parashihet të jetë mjaft dinamike sa i përket elementeve dhe dukurive meteorologjike.

Sipas institutit të martën parashihet më pak e e mërkura parashihet të jetë me më shumë reshje, për derisa ditët tjera parashihen të kenë më pak reshje edhe ato vende-vende.

“Në viset malore, parashihen mundësitë për reshje bore. Situatë e paqëndrueshme pritet të mbajë edhe për gjatë shteteve fqinje”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, kur është fjala te cilësia e ajrit, pa i lënë të përmendim edhe kushtet agrometeorologjike të cilat do të jenë në favorin e bimësisë për shkak të reshjeve të cilat parashikohen gjatë ditëve vijuese. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit, kryesisht në veriperëndim, shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri në 15 m/s.