Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë në pesë ditët e ardhshme.
Sipas IHMK-së, do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i ndryshueshëm.
Vranësirat gjatë natës dhe ditën e hënë ,vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 11m/s.
Artikuj të ngjashëm